KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Itali, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, tentoi të hidhte kokainën gjatë ndalimit nga policia

Itali, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, tentoi të hidhte kokainën gjatë ndalimit nga policia

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë, pasi u kap me rreth 35 gramë kokainë, të ndarë në doza, gjatë një kontrolli policor në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të natës mes 2 dhe 3 nëntorit, në rrugën “Via dei Gonzaga”, ku efektivët e Policisë së Shtetit, gjatë patrullimit në zonë, vunë re një skuter që lëvizte me shpejtësi të lartë.

Në mjet udhëtonin dy persona, të cilët ndaluan pas urdhrit të policisë, shkruan media italiane Agenzia Giornalistica Opinione, transmeton Telegrafi.

Gjatë ndalimit, 38-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej si pasagjer, tentoi të shpëtonte nga lënda narkotike duke hedhur një pako në anë të rrugës.

Lëvizja e tij u vu re nga efektivët, të cilët ndërhynë menjëherë dhe sekuestruan pakon.

Pas kontrollit, rezultoi se në të kishte rreth 35 gramë kokainë, të ndarë paraprakisht në doza.

Sipas policisë, shqiptari kishte edhe precedentë të mëparshëm për vepra të ngjashme penale.

Ai u arrestua nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, në pritje të seancës për vleftësimin e arrestimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.