A do t’i sjellin fat? Me këto fanella do të luaj sonte Kosova ndaj Irlandës
Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanellat e bardha në përballjen e sontme ndaj Irlandës në Dublin, e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Në prag të kësaj sfide vendimtare në Ligën e Kombeve, në faqet zyrtare është publikuar edhe mesazhi motivues për “Dardanët”, duke theksuar gatishmërinë maksimale të ekipit, shkruan IndeksOnline.
“Me fanellat e bardha në Dublin! Gati për sfidën e radhës, me krenari për Kosovën dhe me besim të plotë në misionin tonë. Të bashkuar, të vendosur dhe me një synim, forca Kosovë! Dardanët, krenaria jonë!”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

