Nga Iniciativa “Më mirë për Tetovën” thonë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës të vitit 2007 për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve nuk është vetëm çështje juridike ose administrative.
Nga MMPT thonë se ky vendim prek drejtpërdrejt dinjitetin e shqiptarëve dhe është sulm ndaj realitetit demografik, historik dhe shoqëror të Tetovës.
“Emrat që po tentohen të rikthehen nuk përfaqësojnë vlerë për shumicën dërmuese të qytetarëve të Tetovës. Ata i takojnë një sistemi antivlerash, nga i cili Maqedonia e Veriut është shkëputur prej kohësh dhe që bie ndesh me rrugën evropiane që ajo synon. Për shqiptarët, këta emra lidhen me një sistem represiv dhe me një periudhë të errët, kur ata përndiqeshin në mënyrë sistematike, dëboheshin nga shtëpitë e tyre, pengoheshin në përdorimin e emrave shqip për fëmijët dhe identiteti shqiptar shërbente si bazë për diskriminim”.
“Imponimi i emrave që nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, përveçse është antidemokratike, është edhe një formë dhune psikologjike për t’ua rikujtuar shqiptarëve një periudhë që lidhet me nënshtrim, përndjekje dhe poshtërim. Dhe kjo nismë po mbështetet nga aparati shtetëror, njësoj siç mbështetej dikur nga aparati shtetëror që diskriminonte shqiptarët gjatë komunizmit”.
“Shqiptarët nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë për përsekutimin sistematik që është kryer mbi ta. As moralisht, as politikisht, as historikisht. Dhe sot, mbetjet shoviniste të po atij sistemi përpiqen përsëri të ushtrojnë dhunë simbolike mbi qytetin, të veshura me petkun e luftës antifashiste, ndërsa në thelb shfaqin tendenca të vjetra antishqiptare, të fshehura pas nostalgjisë komuniste-titiste”.
“Problemi nuk është vetëm te rrugët dhe sheshet. E njëjta gjë ndodh me përdorimin e gjuhës shqipe, me emrat e shkollave fillore dhe të mesme, me institucionet publike, me hapësirat kulturore dhe me mënyrën se si prezantohet identiteti shqiptar. Shembulli më skandaloz është institucioni shtetëror Muzeu i Tetovës, ku historia shqiptare e qytetit është e injoruar. Në vend që të pasqyrojë historinë e plotë të Tetovës, përfshirë kontributin dhe trashëgiminë shqiptare, ky institucion i ngjan më shumë një memoriali komunist, ku paraqitet një version ideologjik, i cunguar dhe i njëanshëm i historisë”.
“E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e “shqiptarëve të mirë”, ashtu siç i quante sistemi në kohën e komunizmit: shqiptarë të dëgjueshëm, vasalë, bashkëpunëtorë të sistemit, kundër interesit të popullit të vet. Shqiptarë që me dekada kanë shërbyer si dekor politik, duke u dhënë legjitimitet vendimeve që e shpërfillin identitetin e tyre. Ishin po këta “shqiptarë të mirë”, politikanë servilë, të paaftë dhe pa guxim politik, që lejuan pazare me Monopolin e Tetovës. Në vend që Monopoli të ruhej si dëshmi e masakrës dhe terrorit që është ushtruar mbi shqiptarët, partitë politike lejuan që ai të fshihet nga kujtesa kolektive”, thonë nga MMPT./Telegrafi/
LEXO:
- Askush nuk e vuri re këtë detaj të çuditshëm në fanellën e Anglisë ndaj Kroacisë
- Haziri: Jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me Kurtin për mundësinë e bashkëpunimit
- Kur fillon afati 60-ditor për marrëveshjen përfundimtare SHBA-Iran?
- Armando Broja kërkohet nga dy klube të Serie A
- MAShTI vonon katalogun e teksteve: Ende nuk është dorëzuar katalogu tek DKA-të
- Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK
- Macja “këshilloi” kroatët të sulmonin, disa sekondë më vonë shënuan gol ndaj Anglisë
- Majk publikon albumin e parë solo në karrierë, “Qielli o kufi” vjen me këngë origjinale dhe bashkëpunim interesante
MMPT: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë nuk është vetëm çështje juridike ose administrative
TË TJERA
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari
© 2026 Korrekt Press.