KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali

Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.

Ky përditësim mundëson përfshirjen edhe të modelit të ri të patentë-shoferit të Republikës së Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

“Ndryshimet e dakorduara do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027 duke lehtësuar procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët tanë që jetojnë në Itali.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe në përmirësimin e shërbimeve për diasporën tonë. Ambasada dhe Konsullata mbeten të përkushtuara që të punojnë vazhdimisht për mbrojtjen e interesave tuaja dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë në Itali”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.