KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

Gati një dekadë nga themelimi, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot një arritje historike. Në seancën e 105-të të Kuvendit të RMV-së, me 59 vota “PËR” dhe asnjë kundër, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Universitetit, duke kurorëzuar procesin e konsolidimit institucional.

“Kjo reformë substanciale sjell këto përmirësime kyçe: Zyrtarizimi i tre fakulteteve të reja: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Humane; Diploma në tri gjuhë: Mundësimi i lëshimit të diplomave dhe shtojcave të tyre në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze: Modernizimi institucional: Përditësimi i simboleve zyrtare dhe dispozitave në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet evropiane”.

“Ky akt dëshmon pjekurinë dhe vizionin afatgjatë të UNT-së për të ndërtuar një institucion modern dhe konkurrues. Udhëheqësia e UNT-së shpreh mirënjohje të thellë për stafin akademik e administrativ, studentët dhe të gjitha institucionet qeveritare e parlamentare që kontribuan në këtë sukses të përbashkët”, thonë nga UNT.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.