KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Një problem i shpeshtë që ka zgjidhje më të thjeshtë se sa mendoni

Papastërtitë e grumbulluara në rrobalarëse mund të ulin ndjeshëm efikasitetin e larjes. Për pasojë, rrobat ndonjëherë nuk kanë aromë të freskët ose në pëlhura shfaqen njolla të bardha.

Pastrimi i rregullt i rrobalarëses është thelbësor jo vetëm për jetëgjatësinë e pajisjes, por edhe për cilësinë e larjes së rrobave tuaja. Kur në brendësi të saj grumbullohen mbetje detergjenti, zbutësi apo papastërti të tjera, procesi i larjes bëhet më pak efektiv.

Hapi i parë i pastrimit është sirtari i detergjentit. Shumica e rrobalarëseve lejojnë nxjerrjen e tij me lehtësi. Ai duhet larë mirë nga të gjitha anët, pasi pikërisht aty grumbullohen më shpesh pluhur, mbetje detergjenti dhe zbutësi, të cilat më pas mund të lënë njolla në rroba, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Pas pastrimit të sirtarit, është e domosdoshme të pastroni edhe filtrin e poshtëm të rrobalarëses. Ai ndodhet në pjesën e poshtme të pajisjes dhe hapet përmes një kapaku të vogël.

Më pas, dera e rrobalarëses nga ana e brendshme duhet dezinfektuar me alkool. Kur të përfundoni këto hapa, ndizni rrobalarësen bosh në një program larjeje në 90 gradë Celsius. Në sirtar vendosni një përzierje sode buke dhe lëng limoni ose uthull, e cila ndihmon në heqjen e mbetjeve dhe aromave të pakëndshme.

Pastrimi i rregullt i rrobalarëses siguron që rrobat tuaja të jenë gjithmonë të pastra dhe me aromë të freskët, ndërsa pajisja do të funksionojë më mirë dhe për një kohë më të gjatë. Mos harroni të kujdeseni edhe për heqjen e gëlqeres, e cila është një tjetër shkak i zakonshëm i problemeve gjatë larjes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.