Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • 42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues
    • Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet
    • “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
    • Angelina Jolie dhe Salma Hayek rrëfejnë si lindi miqësia e tyre gjatë “Without Blood”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Alarm te Zvicra: Xhaka kritikoi ekipin, mediat raportojnë për tensione në dhomën e zhveshjes

    Alarm te Zvicra: Xhaka kritikoi ekipin, mediat raportojnë për tensione në dhomën e zhveshjes

    korrektpressBy korrektpressJune 17, 2026 Granit xhaka 3 Mins Read
    Alarm te Zvicra: Xhaka kritikoi ekipin, mediat raportojnë për tensione në dhomën e zhveshjes
    Alarm te Zvicra: Xhaka kritikoi ekipin, mediat raportojnë për tensione në dhomën e zhveshjes
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas barazimit befasues 1-1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026, atmosfera në kampin e Zvicrës nuk duket aspak e qetë.

    Në vend të optimizmit, shqetësimi ka nisur të rritet te tifozët dhe opinioni publik, ndërsa mediat zvicerane raportojnë për pakënaqësi të mundshme brenda ekipit.

    Në qendër të vëmendjes është kapiteni Granit Xhaka, i cili pas ndeshjes nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës.

    “Ka shumë për të folur, por tani duhet të veprojmë”, deklaroi mesfushori shqiptar pas përfundimit të takimit.

    Çfarë kritikoi Xhaka

    Xhaka kritikoi mungesën e disiplinës taktike, duke theksuar se disa lojtarë përpiqen të zgjidhin situatat individualisht dhe dalin jashtë rolit të tyre në fushë, gjë që sipas tij dëmton lojën kolektive të ekipit.

    Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, deklaratat e tij shkaktuan reagime të shumta. Zvicra ishte në epërsi 1-0 falë golit të Breel Embolos, por në minutat shtesë pësoi golin e barazimit nga Bassam Al-Khoukhi pas një kundërsulmi të shpejtë të Katarit.

    “Të zbresim me këmbë në tokë dhe të marrim përgjegjësi” – Xhaka i ashpër pas barazimit me Katarin

    Kapiteni kishte ngritur shqetësime edhe më herët. Pas barazimit 1-1 në miqësoren ndaj Australisë, ai kishte paralajmëruar se skuadra nuk duhet të vetëkënaqet.

    “Kishte gjëra gjatë kësaj jave që nuk ishin të mira. Ndoshta na mashtron ndjesia se do ta kalojmë fazën e grupeve lehtësisht. Nëse luajmë kështu, do ta përfundojmë garën pas tre ndeshjesh”, kishte thënë ai.

    Mediat raportojnë për pakënaqësi brenda ekipit

    Sipas gazetës zvicerane Blick, jo të gjithë në ekip janë të kënaqur me mënyrën se si Xhaka udhëheq skuadrën. Raportohet se disa lojtarë e konsiderojnë kapitenin tepër kritik gjatë stërvitjeve dhe në dhomën e zhveshjes.

    Mediumi zviceran citon burime pranë ekipit, sipas të cilave “shumë negativitet ndikon në moralin e ekipit” dhe se situata rrezikon të bëhet “toksike” nëse nuk menaxhohet si duhet.

    Xhaka, i cili verën e kaluar u largua nga Bayer Leverkuseni për t’iu bashkuar Sunderlandit për rreth 20 milionë euro, mori menjëherë shiritin e kapitenit edhe te klubi anglez. Ai ka kontratë me Sunderlandin deri në verën e vitit 2028.

    “Ai është i tillë, ashtu i thotë gjërat” – deklaratat e Xhakës pas barazimit me Katarin ndezin debat në Zvicër

    Pavarësisht startit zhgënjyes, gjithçka mbetet e hapur në Grupin B. Zvicra do të përballet në ndeshjet e ardhshme me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kanadanë, ndërsa dueli mes këtyre dy përfaqësueseve përfundoi me rezultat 1-1.

    Për helvetikët, fitoret në dy ndeshjet e mbetura tashmë janë pothuajse të domosdoshme, ndërsa mbetet të shihet nëse skuadra do të arrijë të lërë pas tensionet e raportuara dhe të rikthehet në rrugën e suksesit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    “Ka konfirmimin nga mjeku”, Granit Xhaka përgjigjet pas akuzave për certifikatën e COVID-19

    Ridvan Murati fiton “Community Hero Award 2026” nga Swissalbs

    Besfort Biljali shpallet Sipërmarrësi i Vitit në Swissalbs Award Gala Night 2026

    Kush do të jenë fituesit? Swissalbs Award Gala Night 2026 mbahet sonte në Zürich

    Granit Xhaka në telashe, Prokuroria zvicerane nis procedurë penale ndaj tij

    Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

    “Kosova dhe Shqipëria më kanë kontaktuar”, Lutfi Dalipi shpjegon situatën, tregon pse zgjodhi Zvicrën U21

    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026

    Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar

    September 20, 2026
    TË TJERA

    42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues

    September 20, 2026

    Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet

    September 20, 2026

    “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.