KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri Hajrulla Çeku viziton restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Ministri Hajrulla Çeku viziton restaurimin e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur përkushtimin institucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren.

“Po punohet në detajet e fundit të restaurimit të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, për të vijuar më pas me ndërhyrjet në hapësirat e jashtme”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ky monument historik, që i ka rezistuar shekujve, synohet të funksionalizohet dhe të vihet në shërbim të komunitetit, duke ofruar një hapësirë të rikthyer për kulturë dhe aktivitete publike.

Ministri theksoi se punët e ndërmarra janë pjesë e një angazhimi më të gjerë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në gjithë vendin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.