Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • 42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues
    • Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet
    • “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi
    • Angelina Jolie dhe Salma Hayek rrëfejnë si lindi miqësia e tyre gjatë “Without Blood”
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Mbrëmje spektakolare boksi në Basel, nokautet dominojnë “Sparkling Boxing”

    Mbrëmje spektakolare boksi në Basel, nokautet dominojnë “Sparkling Boxing”

    korrektpressBy korrektpressJune 16, 2026 Arnold gjergjaj 2 Mins Read
    Mbrëmje spektakolare boksi në Basel, nokautet dominojnë “Sparkling Boxing”
    Mbrëmje spektakolare boksi në Basel, nokautet dominojnë “Sparkling Boxing”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbrëmjen e së shtunës, në Grand Casino Basel u zhvillua eventi i boksit “Sparkling Boxing”, i organizuar nga Arnold Gjergjaj dhe Arnold BoxFit Pratteln. Programi përfshiu tri duele amatore dhe tri profesionale, të cilat u ndoqën nga një publik i zjarrtë dhe dashamirës i sportit.

    Në kategorinë amatore, Fabio Islamaj i Arnold BoxFit zhvilloi një duel të fortë dhe shumë të balancuar kundër Erjon Nikoliqit të KSBB Boxing. Të dy boksierët treguan cilësi të lartë dhe përkushtim maksimal gjatë gjithë përballjes, ndërsa në fund fitorja iu takoi Nikoliqit me vendim të ngushtë të gjyqtarëve.

    Një nga momentet kulmore të mbrëmjes erdhi nga Nate Leuenberger i Arnold BoxFit. Me lëvizje të shkëlqyera, inteligjencë taktike dhe kontroll të plotë në ring, ai dominoi përballjen ndaj Luka Vujcic të Boxeo Gym, duke fituar me nokaut që në raundin e parë.

    Paraqitje mbresëlënëse realizoi edhe Khodadad Hassani i KSBB Boxing. Përballë një kundërshtari të fortë dhe luftarak nga Gjermania, ai boksoi me përqendrim dhe teknikë të lartë, duke merituar plotësisht fitoren.

    Pas pushimit, radha ishte e dueleve profesionale.

    Ali Hetemi triumfoi ndaj venezuelianit Robinson Garcia me nokaut, duke treguar fuqinë e tij të madhe goditëse. Pavarësisht humbjes, kundërshtari i tij demonstroi guxim dhe shpirt të lartë luftarak.

    Mbrëmjen e suksesshme e vazhdoi edhe Edmon Zefi. Pas një përballjeje intensive, rivali i tij Yeinson Gonzalez u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në dorë, duke i dhënë fitoren Zefit.

    Në meçin kryesor të mbrëmjes, Celso “El Fenomeno” Neves u përball me hungarezin me përvojë Pal Olah. Neves kishte nevojë vetëm për një raund për ta mbyllur sfidën me nokaut, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e tij të madh dhe ambiciet për të synuar duele ndërkombëtare për tituj në të ardhmen.

    Arnold BoxFit falënderoi të gjithë sponsorët, mbështetësit dhe vullnetarët që kontribuuan në realizimin e eventit. Falënderime të veçanta iu drejtuan Beat Rucklit, Arnold Gjergjajt dhe Leart Sulejmanit, i cili po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një pjesë e rëndësishme e stafit që kujdeset për sportistët dhe ekipet.

    Mirënjohje u shprehën gjithashtu për të gjithë ekipin e Arnold BoxFit, zyrtarët e SwissBoxing dhe Grand Casino Basel për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mikpritjen gjatë organizimit të kësaj mbrëmjeje sportive./Telegrafi/

    TË TJERA

    Ridvan Murati fiton “Community Hero Award 2026” nga Swissalbs

    Besfort Biljali shpallet Sipërmarrësi i Vitit në Swissalbs Award Gala Night 2026

    Kush do të jenë fituesit? Swissalbs Award Gala Night 2026 mbahet sonte në Zürich

    Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë

    Samuel Krasniqi, “hit” në elitën zvicerane – mesfushori i Grasshopperit ëndërron Zvicrën A

    Trego historinë e biznesit me video profesionale nga Plan B Creative

    Më 10 tetor 2026, tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, do të ngjitet në skenën e Kongresshaus Zürich, duke nisur turneun PASSION & ORIGIN në Zvicër

    LEXO GJITHASHTU

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026

    Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar

    September 20, 2026
    TË TJERA

    42 kilometra për t’u sfiduar: Prishtina mbushet me mijëra vrapues

    September 20, 2026

    Hap i ri për bizneset kosovare, Kosova pjesë e ATA Carnet

    September 20, 2026

    “Po familja e Rexhes?” – Hamza përgjigjet pas kritikave për mosvizitë: Ju kam shkruar, pres të takohemi

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.