KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rifat Jashari, Sami Lushtaku dhe Jetullah Geci bashkë në pritjen e ngushëllimeve për Sahit Jasharin

Rifat Jashari, Sami Lushtaku dhe Jetullah Geci bashkë në pritjen e ngushëllimeve për Sahit Jasharin

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë vazhduar të shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pritjen e ngushëllimeve për ish-komandantin e Policisë Ushtarake të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës morën pjesë, ndër të tjerë, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, si dhe ish-bashkëluftëtari i tyre, Jetullah Geci.

Pamje nga pritja e ngushëllimeve janë publikuar nga mediumi lokal “SkenderajLive”, ku Rifat Jashari, Sami Lushtaku dhe Jetullah Geci shihen pranë njëri-tjetrit duke pritur qytetarët dhe delegacionet që shkuan për të nderuar jetën dhe veprën e Sahit Jasharit.

Sahit Jashari ndërroi jetë të premten, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai njihej si një nga luftëtarët e orëve të para të UÇK-së dhe si ish-komandant i Policisë Ushtarake në Zonën Operative të Drenicës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.