KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rosa me fanellën e Meksikës bëhet ylli i rrjeteve sociale gjatë festimeve të Kupës së Botës

Rosa me fanellën e Meksikës bëhet ylli i rrjeteve sociale gjatë festimeve të Kupës së Botës

Meksikanët po kalojnë kohën më të mirë pas nisjes së Kupës së Botës, me ekipin vendas që siguroi një fitore 2-0 ndaj Afrikës së Jugut.

Kryeqyteti u shndërrua në një festë masive, me tifozët që mbushën stadiumin dhe rrugët për të kërcyer, pirë dhe për të veshur me krenari fanellat e tyre kombëtare.

Disa orë para fillimit të ndeshjes, një video virale në rrjete sociale tregoi një dyshe nënë e bir që ecnin në një rrugë të ndjekur nga afër nga një rosë shtëpiake, e cila mbante veshur fanellën e Meksikës.

Videoja e rosës që lëvizte në rrugë i argëtoi banorët vendas, të cilët shpejt nxorën telefonat e tyre inteligjentë për të regjistruar pamjen e adhurueshme.

“Kjo Kupë Bote sapo ka filluar dhe atmosfera është tashmë në nivelin më të lartë”, tha një përdorues. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.