KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kapen mbi 30 mijë euro në pikën kufitare në Bërnjak, veturën e drejtonte një serb

Kapen mbi 30 mijë euro në pikën kufitare në Bërnjak, veturën e drejtonte një serb

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, në Bërnjak kanë identifikuar një person i cili kishte nën posedim mjete të padeklaruara monetare.

“Nga njësia policore kompetente është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë e dyshuar me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€)”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.