KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

U largua pak kohë nga futbolli shkaku i problemeve me shëndetin mendor, ja kur do rikthehet Araujo

U largua pak kohë nga futbolli shkaku i problemeve me shëndetin mendor, ja kur do rikthehet Araujo

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, u rikthye në stërvitje këtë të mërkurë pas një periudhe pushimi të marrë me leje nga klubi.

Mbrojtësi uruguaian tashmë ka një objektiv të qartë për rikthimin e tij në fushë.

Pas kartonit të kuq ndaj Chelseat në fillim të këtij muaji dhe kritikave të ashpra që pasuan, Araújo mungoi në ndeshjen e fundjavës kundër Alaves.

Më pas, 26-vjeçari kërkoi leje për t’u shkëputur përkohësisht me qëllim rikuperimin e gjendjes së tij mendore, kërkesë që iu aprovua nga klubi për një periudhë të pacaktuar.

Pas rikthimit në stërvitje të mërkurën, Marca raporton se Araujo ka vendosur një datë të synuar për t’u rikthyer sërish në skuadër.

Bëhet fjalë për derbin katalanas më 3 janar, kur Barcelona do të udhëtojë për t’u përballur me rivalët Espanyol, në ndeshjen e parë pas pushimit dimëror.

Blaugranasit do të luajnë ndeshjen e fundit të vitit 2025 të dielën kundër Villarrealit, çka do të thotë se Araújo do të ketë katër seanca stërvitore para se skuadra e Barcelonës të hyjë në një pushim njëjavor.

Më pas, ekipi i drejtuar nga Hansi Flick do të rikthehet në stërvitje më 29 dhjetor për t’u përgatitur për ndeshjen pesë ditë më vonë, megjithëse Araujo mund të zgjedhë të vazhdojë stërvitjen individuale për t’u rikthyer gradualisht në formën optimale.

Gjatë periudhës së tij të pushimit, Araujo realizoi një pelegrinazh fetar në Izrael, ku vizitoi Tel-Avivin dhe Jerusalemin.

Tashmë, ai ka vendosur një program stërvitor në bashkëpunim me klubin, me synimin për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.