KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar, KSHZ përcakton renditjen e kandidatëve në fletëvotim

Zgjedhjet e 11 janarit në Gostivar, KSHZ përcakton renditjen e kandidatëve në fletëvotim

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot është hedhur shorti për përcaktimin e numrave rendorë në fletëvotim për zgjedhjet e përsëritura lokale që do të mbahen më 11 janar në Komunën e Gostivarit.

Sipas shortit, kandidati i koalicionit VLEN, Nevzat Bejta, do të garojë me numrin 1 në fletëvotim, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, do të jetë i renditur me numrin 3.

“Sot më ra numri 3 si kandidat në garën për Kryetar Komune! Epo si thonë: E treta e vërteta. Votoni nr 3 e të gjithë bashkë të ndërtojmë Gostivarin!”, shkruan Limani.

“Numri 1 për Ne. Sot u hodh shorti në KSHZ për numrat rendorë në listat e votimit për zgjedhjet e 11 Janarit. Na ra numri 1. Jo rastësisht. Sepse numri 1 është shpresë, është besim, është fitore. Numri 1 për të gjithë ata që nuk u dorëzuan kurrë për Gostivarin. Numri 1 për ata që besojnë se qyteti ynë meriton më shumë, më mirë dhe më drejt. Me mbështetjen tuaj dhe me zemër të pastër, 11 Janari do të jetë dita kur Gostivari feston. I juaji”, shkruan Nevzat Bejta.

Zgjedhjet e 11 janarit zhvillohen pas vendimit për përsëritjen e procesit zgjedhor në Gostivar, ndërsa fushata pritet të vijojë sipas afateve të përcaktuara nga KSHZ.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.