KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edon Zhegrova bëhet me Lamborghini të ri nga Auto Sherreti

Edon Zhegrova bëhet me Lamborghini të ri nga Auto Sherreti

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shtuar një superveturë në garazhin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Auto Sherreti, i cili ka njoftuar se futbollisti i Kosovës ka blerë modelin e ri Lamborghini Urus SE 4.0 me 799 kuaj fuqi.

Kompania ka publikuar fotografi të Zhegrovës pranë veturës së re, duke e falënderuar për besimin dhe duke i uruar suksese në karrierën sportive.

“Faleminderit për besimin, është nder dhe kënaqësi të kemi një klient si ju. Suksese të pafundme në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në njoftimin e Auto Sherretit.

Zhegrova vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të spikatur kosovarë në arenën ndërkombëtare, ndërsa tani ka tërhequr vëmendjen edhe me blerjen e veturës luksoze Lamborghini Urus SE.

Auto Sherreti vazhdon të jetë një nga adresat më të besuara për adhuruesit e veturave premium, duke ofruar kombinimin ideal të luksit, teknologjisë dhe performancës.

Me një përzgjedhje të gjerë të modeleve ekskluzive dhe përkushtim maksimal ndaj klientëve, Auto Sherreti u mundëson blerësve të gjejnë veturën që pasqyron më së miri stilin dhe personalitetin e tyre./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.