KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari

Nesër seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzën më 11 nëntor 2025, pas hetimeve lidhur me blerjen e rezervave shtetërore gjatë vitit 2022.

Sipas Prokurorisë, veprimet e të akuzuarve dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm prej 2 milionë e 912 mijë eurosh.

Dyshimet lidhen me kontratat për blerjen e grurit nga një kompani turke, si dhe të vajit dhe sheqerit nga një kompani polake, në kuadër të furnizimit të rezervave shtetërore.

Hajdari akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, të dyja në bashkëkryerje.

Me të njëjtat akuza përballen edhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Ky i fundit akuzohet edhe për një vepër të veçantë të zbulimit të fshehtësisë zyrtare.

Ndërkaq, biznesmeni Ridvan Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Procesi gjyqësor ishte përballur me pengesa që në fillim, kur seanca e parë, e caktuar më 10 dhjetor 2025, kishte dështuar.

Më 13 janar, Gjykata Themelore mbajti seancën fillestare, por gjyqtari Avni Syla vendosi ta përjashtonte publikun dhe mediat.

Vendimi u arsyetua me nevojën për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe dëshmitarëve.

Më 13 mars, Gjykata Themelore refuzoi kërkesat e mbrojtjes për hedhjen poshtë të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Avokatët e kundërshtuan këtë vendim në Apel, por ankesat e tyre u refuzuan më 13 nëntor.

Hajdari i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se Prokuroria Speciale ka vepruar me motive politike ndaj Qeverisë Kurti.

Në këtë rast, Prokuroria kishte kërkuar disa herë të intervistonte si dëshmitar edhe kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk është paraqitur në zyrat e saj.r një nga rastet më të përfolura të dyshimeve për keqpërdorime gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, që tashmë ka kaluar pengesat procedurale të aktakuzës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.