Emisioni më i shikuar politik në vend Debat Plus në TV Dukagjini do të sjellë sonte një nga debatet më të rëndësishme të fushatës zgjedhore të 7 qershorit, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë nënkryetarët e katër subjekteve kryesore politike në vend.
Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin përballjen e parë në mes të Besnik Tahirit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës.
Përballja e nënkryetarëve do të nis sonte nga ora 20:00 në TV Dukagjini.
Pas përfundimit të debatit, Debat Plus-i do të vazhdojë nga ora 22:45 me analizën speciale “Kush e fitoi debatin e nënkryetarëve?”.
