Sipas raportimeve të Diario AS, Real Madridi ka nisur një ofensivë serioze për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Manchester Cityt, Josko Gvardiol.
Mbrojtësi kroat, i cili konsiderohet një nga talentët më të kompletuar në futbollin evropian, është ofruar në mënyrë aktive për një kalim të mundshëm në Madrid.
Presidenti Florentino Perez e sheh atë si një përforcim ideal për një repart mbrojtës që ka vuajtur nga mungesat dhe lëndimet.
Aftësia e Gvardiol për të luajtur si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë e bën atë një profil shumë të vlefshëm për skemat taktike të Real Madridit.
Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e tij.
Klubi anglez pritet t’i ofrojë një kontratë të re dhe shumë të përmirësuar, veçanërisht pas largimit të trajnerit Pep Guardiola, duke synuar të ruajë stabilitetin e skuadrës.
Pavarësisht dëshirës së lojtarit për një transferim të mundshëm në Madrid, negociatat pritet të jenë të gjata dhe nuk pritet të finalizohen para fillimit të Kupës së Botës. /Telegrafi/
