Për herë të parë që nga pavarësia, Maqedonia e Veriut është zgjedhur në një nga organet kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Ky është një sukses i madh për shtetin dhe diplomacinë maqedonase.
Maqedonia e Veriut u zgjodh me 174 vota pro, së bashku me Portugalia, Gjermania, Franca dhe 10 shtete të tjera.
ECOSOC është Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së. Si një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së, ai shërben si platforma qendrore për debatimin e çështjeve ndërkombëtare ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe për koordinimin e agjencive të specializuara, programeve dhe komisioneve të ndryshme të OKB-së.
Funksionet kryesore:
Integrimi i politikave: Vepron si organi kryesor për koordinim, shqyrtim dhe dialog politik mbi çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Zhvillimi i qëndrueshëm: Është qendra kryesore për monitorimin dhe vlerësimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).
Bashkëpunimi global: Jep rekomandime për shtetet anëtare dhe bashkon qeveritë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe komunitetin akademik për të adresuar sfidat komplekse globale.
