Qytetarët janë njoftuar se hedhja e mbeturinave vëllimore dhe inerte në hapësira publike do të ndëshkohet me gjobë prej 300 eurosh, ndërsa shkelësi do të obligohet edhe t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura.
Sipas njoftimit, nuk do të ketë tolerim për ndotësit, ndërsa qytetarët ftohen të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë në Kryeqytet.
“Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar që shkelësit t’i raportojnë përmes numrave pa pagesë: 0800 12233 dhe 0800 12244. /Telegrafi/
