KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku dhe Osmani shpërndajnë programin e LDK-së në Kurriz: Projektet tona transformojnë Kosovën

Abdixhiku dhe Osmani shpërndajnë programin e LDK-së në Kurriz: Projektet tona transformojnë Kosovën

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku së bashku me Vjosa Osmanin kanë dalë nëpër dyqanet e lagjes Kurriz të Prishtinës, për ta shpërndarë programin e LDK-së me 113 zotime.

Ai ka theksuar se diskutuan me bizneset e qytetarët për projektet që transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete.

‘’Vazhduam në Kurrizin ikonik të Prishtinës. Mes qytetarëve, bizneseve e ritmit të përditshëm të Kryeqytetit, shpërndamë programin tonë me 113 zotime.Folëm drejtpërdrejt për vizionin tonë, për projektet që e transformojnë Kosovën dhe për zotimet konkrete që prekin jetën e secilit: më shumë zhvillim, më shumë dinjitet, më shumë mundësi për familjet, të rinjtë e bizneset’’, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai tha se “ndryshimi nis kur njerëzit dëgjohen, kur flitet hapur dhe kur politika kthehet tek qytetari e tek ëndrra për një Kosovë që ecën përpara”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.