KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Muja në Forumin Rajonal për Politikat Bujqësore APF 2026: Integrimi evropian udhëzues për transformimin e bujqësisë

Muja në Forumin Rajonal për Politikat Bujqësore APF 2026: Integrimi evropian udhëzues për transformimin e bujqësisë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka marr pjesë në hapjen e Forumit Rajonal për Politikat Bujqësore APF 2026, i cili po mbahet në Prishtinë dhe ka mbledhur përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe ekspertë të sektorit bujqësor nga rajoni.

Muja këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook duke shtuar se për Kosovën, përafrimi me Bashkimin Evropian mbetet korniza qendrore që udhëheq reformat e tyre në bujqësi dhe zhvillim rural.

“Ne nuk e konsiderojmë integrimin evropian vetëm si një detyrim, por si një parim udhëzues për transformimin e bujqësisë sonë dhe për forcimin e mbështetjes ndaj fermerëve. Në të njëjtën kohë, ndryshimet klimatike po kanë ndikim gjithnjë e më të madh tek fermerët tanë. Prandaj, po investojmë në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes, si një nga masat më të rëndësishme për të rritur qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor dhe për të garantuar prodhim më të sigurt dhe më konkurrues”, ka shkruar ai. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.