KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Goditje ndaj “flotës në hije” të Rusisë, Franca ndalon cisternën Tagor

Goditje ndaj “flotës në hije” të Rusisë, Franca ndalon cisternën Tagor

Franca dhe aleatët e saj ndaluan një anije cisternë ruse të naftës në Atlantik gjatë fundjavës, , e cila është e sanksionuar, ka njoftuar presidenti francez, Emmanuel Macron.

Anija “Tagor” u ndalua në ujëra ndërkombëtare me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve të tjerë.

“Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, tha Macron.

Raportohet se që nga shtatori, Franca ka ndaluar tre anije të tjera që besohet se i përkasin të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë.

Rusia thuhet se ka ndërtuar një flotilje me cisterna të vjetra nafte me pronësi të errët për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, si dhe SHBA dhe grupi i kombeve G7.

Anijet e flotës në hije shpesh ndryshojnë flamujt që valëvisin, një praktikë e njohur si kërcim flamujsh, ose përdorin regjistrime të pavlefshme në një përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.

Gati 600 anije të dyshuara si pjesë e flotës në hije të Rusisë janë subjekt i sanksioneve të BE-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.