KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vëmendja në Klinë, sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Vëmendja në Klinë, sot zhvillohet barazhi i Ligës së Parë

Sot (e premte) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e barazimit në Ligën e Parë, ku fituesi i tyre do të luajë për një vend në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm.

Liga e Parë ka përfunduar në fundjavën e fundit me Vushtrrinë dhe Feronikelin ’74 që kanë siguruar inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës.

Megjithatë, vendi i tretë dhe i katërt i renditjes tabelore do të luajnë mes vete në ndeshjen e barazhit, për të tentuar gjithashtu inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.

Liria e vendit të tretë do të luajë ndaj Dinamos së Ferizajt të vendit të katërt në ndeshjen e barazhit që pritet të zhvillohet sot në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 16:00.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në javën e ardhshme me vendin e tetë të Superligës së Kosovës, për vendin e fundit në elitë.

Lufta për vendin e barazhit në Superligë është ende e madhe pasi përveç Llapit, rrezikojnë matematikisht edhe Drenica, Dukagjini, Gjilani dhe Prishtina. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.