KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Vdes një këmbësor, goditet nga një veturë në Zllopek të Pejës

Vdes një këmbësor, goditet nga një veturë në Zllopek të Pejës

Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:00 në fshatin Zllopek të Pejës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Sipas njoftimi thuhet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte.

“Ju informojmë se sot, më datën 28 maj 2026, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllopek-Pejë. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte. Pas lëndimeve të marrura të cilave nuk ka mundur tu perballoji. Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.