KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria e RMV-së, Filipçes: Jemi të orientuar drejt BE-së me vepra, LSDM-ja rrezikon identitetin me referendume pa garanci

Qeveria e RMV-së, Filipçes: Jemi të orientuar drejt BE-së me vepra, LSDM-ja rrezikon identitetin me referendume pa garanci

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar lidhur me kërkesën për referendum të paraqitur nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçes.

Nga atje thonë se Qeveria dëshmon orientimin drejt BE-së me vepra, LSDM-ja rrezikon identitetin me referendume pa garanci.

“Të mos humbim kohë dhe para të qytetarëve. Ne jemi për BE-në dhe ky është orientimi ynë strategjik, të cilin edhe po e dëshmojmë me vepra. Në fund të fundit, heqja e misionit vlerësues nga Këshilli i BE-së, si dhe hapja e fondeve nga Agjenda Reformuese për Maqedoninë, janë tregues i qartë i orientimit evropian të kësaj Qeverie.

Ndërsa se si duket kur LSDM-ja angazhohet për referendum pa garanci për të ardhmen evropiane, qytetarët kishin mundësi të shohin përmes shembullit konkret të referendumit të fundit të organizuar në vitin 2019. Ata edhe sot vazhdojnë të jenë indi i butë i identitetit maqedonas”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.