Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, ka bërë të ditur se ka nisur hapja e pusit të ri për nevojat e ambulantës në fshatin Pogragjë, pas një periudhe të gjatë me mungesë të ujit të pijes.
Sipas saj, projekti po realizohet me mbështetjen e organizatës Islamic Relief dhe pritet të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për shërbimet shëndetësore dhe pacientët e kësaj zone.
“Pas një kohe të gjatë me mungesë të ujit të pijes, sot ka filluar hapja e pusit të ri për nevojat e ambulantës në Pogragjë”, ka deklaruar Kadriu.
Ajo e ka cilësuar projektin si investim të rëndësishëm për funksionimin e ambulantës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët që marrin shërbime aty.
“Një investim tejet i rëndësishëm për funksionimin më të mirë të ambulantës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët që marrin shërbime aty”, ka thënë Kadriu.
Drejtoresha ka falënderuar edhe përfaqësuesit e Islamic Relief për kontributin, duke thënë se mbështetja e tyre e ka bërë të mundur realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/
