KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një person nga Shkupi, sekuestrohen 300 qilima dhe tapete pa dokumentacion

Ndalohet një person nga Shkupi, sekuestrohen 300 qilima dhe tapete pa dokumentacion

MPB njofton se policia ka ndaluar një 52-vjeçar, pasi në automjetin e tij janë gjetur tapeta dhe qilima pa dokumentacion përkatës.

“Më 15.12.2025, oficerët e policisë në kuadër të Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në zonën e SPB Ohër, më saktësisht në vendin e quajtur Podmolje, kanë ndaluar A.J. (52) nga Shkupi.

Përkatësisht, pasi u ndalua një automjet mallrash “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J., gjatë një kontrolli të automjetit në ndarjen e bagazhit, u gjetën 300 qilima dhe tapete, pa dokumentacion përkatës.
Personi u ndalua, ndërsa automjeti dhe mallrat iu konfiskuan.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet një kërkesë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.