KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Eagle Strike”, SHBA–Shqipëri zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për reagim ndaj armikut dhe luftim në terren të fortifikuar

“Eagle Strike”, SHBA–Shqipëri zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për reagim ndaj armikut dhe luftim në terren të fortifikuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ndërmjet Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ambasada në një postim në Facebook shkruan se kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.

Lexoni të plotë postimin e Ambasadës amerikane në Tiranë:

Nga kryerja e pritave dhe reagimi ndaj kontaktit me armikun, deri te sulmet ndaj bunkerëve të fortifikuar dhe kundërpërgjigjja ndaj pritave armike, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Rreth-Greth.

Kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.

Ky është viti i pestë i operacionit “Eagle Strike” – një stërvitje e përvitshme e përbashkët që bashkon kandidatët për oficerë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e aftësive luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes udhëheqësve të ardhshëm të forcave tona aleate. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.