KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria e RMV-së vazhdon negociatat për karburant më të lirë, TVSH-ja mbetet në 10%

Qeveria e RMV-së vazhdon negociatat për karburant më të lirë, TVSH-ja mbetet në 10%

Qeveria po vazhdon negociatat për të mbajtur çmimet e karburantit sa më të ulëta të jetë e mundur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi përfundoi marrëveshja me OKTA-n për çmime të reduktuara.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë do të ndodhë pas skadimit të marrëveshjes, Mickoski tha se bisedimet janë duke vazhduar dhe se qeveria do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje që do t’i mbante çmimet e karburantit më të ulëta për qytetarët.

“Në këtë moment, ne po negociojmë dhe do të vazhdojmë të negociojmë për ta bërë karburantet sa më të lirë të jetë e mundur”, tha Mickoski.

Kryeministri vlerësoi se vendi ende ka çmimet më të ulëta të karburantit krahasuar me vendet e rajonit. Ai shtoi se një nga masat që është marrë tashmë është ulja e TVSH-së në 10 përqind.

“Ne mbetemi me shumë më të lirët me çmimet e karburantit krahasuar me vendet e rajonit. TVSH-ja është ulur në 10 përqind”, tha Mickoski./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.