KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: RMV-ja në garë me kohën për në BE, të fokusohemi te zgjidhja dhe jo te fajtorët

Gashi: RMV-ja në garë me kohën për në BE, të fokusohemi te zgjidhja dhe jo te fajtorët

Gjatë një diskutimi në panel të organizuar nga Lëvizja Europiane, Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tha se vendi është në një garë me kohën kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe se ekziston rreziku i humbjes së momentit për përparim.

Ai vlerësoi se nuk ka kuptim të kërkohen përgjegjësit për bllokimin e integrimit europian, por se fokusi duhet të jetë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe arritjen e qëllimit, anëtarësimin në BE.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili paraqiti një qasje të ndryshme, duke theksuar se nevojitet kujdes dhe një ofertë e qartë dhe e besueshme evropiane përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

Drejtori i Politikave në Qendrën për Studime Evropiane Wilfried Martens, Peter Haefele, tha se “dritarja e mundësisë” për zgjerim nuk do të zgjasë shumë dhe se rrethanat politike në Evropë po ndryshojnë me shpejtësi.

Ambasadorja gjermane Petra Draxler theksoi se në Bruksel është duke u zhvilluar një proces që lidhet me pranimin e Malit të Zi dhe bëri thirrje për unitet rreth axhendës evropiane dhe braktisjen e narrativës se vendi është një humbës i vazhdueshëm në procesin e integrimit./Telegraif/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.