KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Me armë në çantë e bagazh, Policia arreston dy persona – njërin në Pejë e tjetrin në Istog

Me armë në çantë e bagazh, Policia arreston dy persona – njërin në Pejë e tjetrin në Istog

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se gjatë në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Në njoftim bëhet e ditur se të martën rreth orës 18:50, patrulla policore gjatë patrullimit në Rrugën Konferenca e Bujanit në Pejë, ka ndaluar personin tani i dyshuar dhe pas kontrollit në çantën e tij të krahut i është gjetur dhe sekuestruar arma (pistoletë) një karikator dhe 17 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se më 19.05. 2026, patrulla e Stacionit Policor Istog, rreth orës 22:50, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Banjë-Istog, kishte ndaluar një automjet dhe pas kontrollit në bagazhin e tij ishte gjetur arma (Pistoletë) me një karikator, shtatë (07) fishek dhe një OC sprej, të njëjtat janë sekuestruar.

Në të dy rastet të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar, pas konsultimit me Prokurorin e shtetit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Armët e konfiskuara janë: dy pistoleta, dy karikatorë, 24 fishekë dhe një OS Sprej. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.