Cate Blanchett ka thënë se lëvizja ‘#MeToo’, e cila mori hov në vitin 2018, ka rënë shumë shpejt, ndërsa industria e filmit vazhdon të jetë e mbushur me pabarazi gjinore.
Ajo kujtoi se ‘#MeToo’ u bë një fushatë e madhe ndërgjegjësimi kundër abuzimit seksual, sulmit dhe kulturës së përdhunimit, ku shumë të mbijetuara ndanë publikisht përvojat e tyre.
Lëvizja u përhap si ‘hashtag’ pas akuzave ndaj producentit Harvey Weinstein dhe u fuqizua kur aktorja Alyssa Milano u bëri thirrje grave të flisnin me “Me Too”, duke u bashkuar edhe emra të njohur si Gwyneth Paltrow, Jennifer Lawrence dhe Uma Thurman.
Cate Blanchett
Në një bisedë në Festivalin e Filmit në Cannes, Blanchett tha se në xhirime ende sheh të njëjtin raport të pabarabartë: rreth 10 gra përballë 75 burrave.
Ajo shtoi se ambientet e njëtrajtshme bëhen të mërzitshme dhe ndikojnë edhe në punë, ndërsa shpesh gratë duhet “të përgatiten” për të njëjtat shaka dhe sjellje.
Aktorja theksoi edhe dallimin mes personave të famshëm që kanë platformë për të folur me më shumë siguri dhe “gruas së zakonshme”, duke pyetur pse këto biseda mbyllen, kur ‘#MeToo’ zbuloi se abuzimi është problem sistemik në shumë industri.
Sipas saj, nëse nuk pranohet problemi, nuk mund të zgjidhet; dhe nëse heshtet biseda, nuk ka zhvillim.
Në Festivalin e Filmit në Kanë
Në anën pozitive, Blanchett vlerësoi se sot gratë po e mbështesin më shumë njëra-tjetrën. /Telegrafi/