Artisti i njohur, Mal Retkoceri, është kthyer me këngë të re të titulluar “Me kcy”.
Ky është projekti i parë i tij që pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 5.
Ai vjen me një stil krejtësisht të ri, me një këngë ritmike, që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Foto: YouTube
E gjithë videoja është realizuar nga Mali, duke i përshtatur stilit dhe zhanrit që përfaqëson.
I njëjti mori vëmendje të madhe këtë kohë për paraqitjen në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.
Ndonëse nuk arriti finalen, këngëtari fitoi zemrat e publikut me mënyrën se si u shfaq.
Mbetet për t’u parë se si do t’i ecin projektet, tani pas famës në Big Brother. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com