Një person ka raportuar se persona të panjohur dyshohet që fillimisht ja kanë dëmtuar-thyer një xham të lokalit e më pas e dogjën duke i shkaktuar dëme materiale.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:45 në rrugën “Prishtinë”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekiç në cilësi të provave materiale.
“Rr. Prishtina, Prizren / 17.05.2026 – 11:45. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur dyshohet që fillimisht ja kanë dëmtuar-thyer një xham të lokalit mobileri pronë e viktimës, pastaj i kanë vu zjarrin lokalit duke i shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekiç në cilësi të provave materiale. Nuk dihet vlera e dëmeve materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/