KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por e drejtë e patjetërsueshme

Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por e drejtë e patjetërsueshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, por një gjuhë autoktone dhe e garantuar me Kushtetutë, e cila duhet të përdoret lirshëm në arsim, komunikim dhe jetën publike.

Në një reagim publik, Haradinaj theksoi se shqipja ka mbijetuar ndër shekuj pavarësisht sfidave historike, duke e cilësuar atë si pjesë të pandashme të identitetit shqiptar në këtë vend.

“Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale. Është gjuhë autoktone, gjuhë e këtij trualli, që nuk kanë mundur ta ndalin as kralat e as sulltanët,” ka deklaruar ai.

Haradinaj shtoi se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje, por dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre, duke shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar të tyre.

Sipas tij, përdorimi i gjuhës shqipe përfaqëson një të drejtë të patjetërsueshme që duhet të ushtrohet pa frikë dhe pa kompromis.

“Studentët shqiptarë sot nuk po kërkojnë privilegje, po kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për identitetin e tyre,” u shpreh Haradinaj, duke shtuar se mbështet plotësisht zërin e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.