KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shoferi i dehur në Durrës përplas makinën e policisë gjatë tentimit për t’u arratisur

Shoferi i dehur në Durrës përplas makinën e policisë gjatë tentimit për t’u arratisur

Një shofer i dehur është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kthye në një rrezik për qarkullimin rrugor dhe nuk iu bind urdhrave të efektivëve.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka përplasur edhe automjetin e policisë.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, ai është vënë në pranga. Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

44-vjeçari drejtonte një automjet pa targa, me të cilin policia e pikasi në zonën e ish-Kënetës.

Edhe pse u sinjalizua të ndalonte, ai refuzoi duke vijuar lëvizjen. Pas testimit me aparat ‘Drager’, Rezart Abazaj rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit në masën 1,4 mg/l.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës në Durrës, vetëm disa rrugica më tutje, aty ku dy javë më parë shoferi i dehur Nikoll Radaçi i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur rëndë një fëmijë tjetër, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.