Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Alis me këngën “Nan”.
Pak momente para nisjes së spektaklit final, artisti ka shprehur falënderim për shqiptarët e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe ka bërë thirrje për votim.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Kosovës për mbështetjen. Ju ftoj të votoni sonte për numrin 05, ju jam mirënjohës nga zemra dhe ju falënderoj”, tha ai.
Në përmbyllje, Alis u shpreh optimist dhe shpresëplotë për një paraqitje të suksesshme në natën finale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së publikut në këtë garë të madhe muzikore. /Telegrafi/