KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia dhe Bullgaria janë dakorduar për zgjerimin e Korridorit Vertikal për sigurinë energjetike

Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia dhe Bullgaria janë dakorduar për zgjerimin e Korridorit Vertikal për sigurinë energjetike

Në takimin e katërt ministror për energjetikë dhe ndërlidhje në Evropën Juglindore, i cili u mbajt në Athinë, ministrat dhe përfaqësuesit përgjegjës për energjetikën nga Greqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ranë dakord për zgjerimin e Korridorit Vertikal drejt Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjetikës, në takim u diskutua për sfidat që lidhen me sigurinë energjetike evropiane dhe rajonale, forcimin e ndërlidhjeve dhe bashkëpunimit energjetik në rajon, si dhe nevojën për përshpejtimin e projekteve strategjike të infrastrukturës energjetike.

“U dakorduam për zgjerimin e Korridorit Vertikal me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe për institucionalizimin e bashkëpunimit mes katër vendeve”, deklaroi Stavros Papastavru.

Ai shtoi se takimi i ardhshëm do të mbahet në Beograd në muajin shtator.

“Me një vizion të përbashkët dhe një plan të qartë, energjia po bëhet forcë për lidhje dhe prosperitet në rajon”, porositi Papastavru.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.