KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Artistja Eliza Hoxha konfirmon rikandidimin për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit

Artistja Eliza Hoxha konfirmon rikandidimin për deputete në zgjedhjet e 7 Qershorit

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur Eliza Hoxha ka rikonfirmuar zyrtarisht kandidimin e saj për deputete, duke bërë të ditur se do të jetë sërish pjesë e garës politike nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hoxha e cila njihet për hitet e saj si “Rruga e Zemrës”, “Pendimi” e shumë të tjera, ka shërbyer si deputete në Kuvendin e Kosovës nga viti 2019 kur garoi për herë të parë e deri në vitin 2025, ndërsa në zgjedhjet e kaluara të dhjetorit nuk arriti ta sigurojë edhe një mandat tjetër, për një diferencë jo të madhe votash. Megjithatë, ajo ka vendosur të provojë sërish, duke u rikthyer në garë me synimin për të rifituar një ulëse në parlament.

Sipas njoftimit të saj, Eliza Hoxha do të kandidojë nga PDK-ja me numrin 21.

Foto: Eliza Hoxha/Instagram

Rikandidimin e saj e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku theksoi angazhimin e saj në çështje publike dhe bindjen se vendi bëhet më i mirë me punë e përkushtim të përditshëm.

“Në shërbim të publikes përherë! … edhe këtë herë do të jem pjesë e garës për deputete të Kuvendit të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës… Në listë do të më gjeni me numrin 21. Për një Kosovë që na bënë të shpresojmë më shumë!”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me ‘Sinqerisht! E.H’.

Me këtë njoftim, Eliza Hoxha rikthehet në skenën politike për të kërkuar sërish besimin e qytetarëve, duke e lidhur kandidimin me vazhdimin e angazhimit të saj në shërbim të interesit publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.