KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushtaku pritet të intervistohet nga Krimet e Rënda, vijon grumbullimi i qytetarëve në Skenderaj

Lushtaku pritet të intervistohet nga Krimet e Rënda, vijon grumbullimi i qytetarëve në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas pak pritet të paraqitet në stacionin policor për intervistim.

Bëhet e ditur se rasti i ka kaluar në drejtorinë e përgjithshme të departamenti i Krimeve të Rënda.

Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj teksa pritet intervistimi i kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku, lidhur me sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit që ndodhi të enjten.

Mërgim Lushtaku, në një intervistë në Dukagjin, bëri të ditur se ekipi i hetuesve nga Prishtina ende nuk ka arritur në Skenderaj.

“Intervistimi nuk ka filluar ende, nuk kanë ardhur as Policia hetuese nga Prishtina, prandaj nuk ka ardhur as babai im”, tha ai.

Lushtaku, mes tjerash, bëri të ditur se nuk është e vërtetë që babai i tij nuk i është përgjigjur ftesës – por tha se porsa kanë marrë ftesën zyrtarisht i janë përgjigjur pozitivisht.

Mes tjerash, Lushtaku bëri të ditur se Drenicës çdo herë i ka thënë forcë mbështetja e qytetarëve njësoj sikur sot.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.