KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump thotë se nuk ka mirëkuptim me Putinin për Donbasin

Trump thotë se nuk ka mirëkuptim me Putinin për Donbasin

Donald Trump ka thënë se nuk ka mirëkuptim midis tij dhe Vladimir Putinit që Rusia duhet të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kërkesat territoriale të Rusisë kanë mbetur prej kohësh pengesa kryesore në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të që synojnë t’i japin fund luftës, e cila është zvarritur në vitin e saj të pestë, transmeton Telegrafi.

Ukraina pohon se ngrirja e vijës aktuale të frontit është baza më realiste për një armëpushim, ndërsa Rusia këmbëngul që forcat e Kievit duhet të tërhiqen nga pjesë të Donbasit si kusht për çdo zgjidhje.

Kur u pyet nëse ai dhe Putini kishin një marrëveshje për Donbasin, Trump tha thjesht: “Jo”.

Ai tha gjithashtu se beson që lufta po i afrohet fundit dhe se Moska dhe Kievi po i afrohen një zgjidhjeje, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme të bëra ditë më parë nga Putini.

I pyetur për mundësinë e udhëtimit në Rusi si pjesë e përpjekjeve diplomatike, Trump tha se do të bënte “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, duke shtuar se ajo “po afrohet”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.