KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ariana Grande i thotë lamtumirë qenushes pas më shumë se 17 vitesh

Ariana Grande i thotë lamtumirë qenushes pas më shumë se 17 vitesh

Këngëtarja Ariana Grande (33-vjeçare) i ka dhënë lamtumirën qenushes së saj të dashur, Coco, e cila ka ngordhur pas më shumë se 17 vitesh qëndrimi pranë saj.

Përmes një postimi emocionues në Instagram, artistja ka shkruar se nuk mund ta imagjinojë jetën pa të.

Në mesazhin prekës, Ariana ka treguar se Coco ka ndërruar jetë mëngjesin e një dite më parë, duke theksuar se ato kishin kaluar së bashku më shumë se 17 vite.

Foto: Instagram

Ajo e ka përshkruar qenushen si të veçantë dhe të pazëvendësueshme, duke shprehur mirënjohjen për gjithë vitet e bukura që kaluan së bashku.

Këngëtarja e ka quajtur Coco-n “mbretëreshën time të vogël” dhe ka pranuar se do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë.

Ajo ka shtuar se qenushja kishte kaluar shumë sfida gjatë jetës së saj, por ndihet e lumtur që pati mundësinë ta kishte pjesë të jetës për kaq gjatë.

Coco ishte një përzierje e racave dachshund dhe chihuahua, ndërsa Ariana e kishte marrë kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Qenushja qëndroi pranë saj nga vitet e adoleshencës deri në periudhën kur u bë një nga yjet më të njohura të muzikës botërore.

Ariana njihet për dashurinë e madhe ndaj kafshëve dhe përveç Cocos, ka edhe nëntë qen të tjerë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.