KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A rrezikon Shqipëria të vendosë orë policore? Alibeaj: Nuk jemi në atë situatë

A rrezikon Shqipëria të vendosë orë policore? Alibeaj: Nuk jemi në atë situatë

Franca është pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për të vendosur orë policore, pas trazirave në vend, por a mund të ndodhë kjo edhe në Shqipëri?

Kjo ishte pyetja që iu drejtua ish-deputetit Enkelejd Alibeaj nga moderatori Aleksandër Furxhi, në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus.

Alibeaj tha se fillimisht do të duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se, sipas mendimit të tij, ende nuk janë kushtet në vend për vendosjen e orës policore.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Në Francë është vendosur shtetrrethimi. A jemi ne pranë një gjendjeje të tillë, ku qeveria vendos shtetrrethimin?

Alibeaj: Kushtetuta parashikon që në situata të jashtëzakonshme mund të vendoset edhe gjendja e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se disa nga liritë tona kufizohen, dhe këtë e vendos parlamenti. A është kjo situatë e tillë, që mund ta çojë qeverinë drejt këtij vendimi? Jo, për mendimin tim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.