KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-avokatit Fehmi Stafa i caktohet masa e paraburgimit

Ish-avokatit Fehmi Stafa i caktohet masa e paraburgimit

Gjykata Penale njofton se ka pranuar propozimin e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për ish-avokatin Fehmi Stafa për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët.

Ai dyshohet se mori gjithsej 50.000 euro ryshfet me premtimin e lirimit nga paraburgimi të një të dyshuari për krime financiare.
“Fillimisht, i dyshuari kishte kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi të pakapëshëm nga organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për vepra penale kundër financave publike, pagesave dhe ekonomisë.

Më 06.10.2025, ai pranoi pjesë të shumës së kërkuar, konkretisht 30.000 euro, të cilat ia dorëzoi motra e personit në arrati. Më 13.12.2025, ai kërkoi dhe pranoi direkt edhe 20.000 euro të tjera si pjesë të ryshfetit që kishte kërkuar për t’ia dhënë gjykatësit.

Menjëherë pas pranimit të parave, i dyshuari u arrestua dhe tek ai u gjetën paratë”, thonë nga Prokuroria Publike”, thanë dje nga Prokuroria./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.