KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kujdesi për një foshnjë ndryshon mënyrën si e shohim botën, të rriturit dallojnë më shpejt rrezikun

Kujdesi për një foshnjë ndryshon mënyrën si e shohim botën, të rriturit dallojnë më shpejt rrezikun

Një studim i Universitetit Cornell, i publikuar në revistën shkencore Child Development, ka zbuluar se kujdesi për një foshnjë mund ta bëjë trurin e të rriturve më të ndjeshëm ndaj rreziqeve në mjedisin përreth.

Në hulumtim morën pjesë prindër dhe persona pa fëmijë, të cilët duhej të kujdeseshin për një foshnjë pranë një rruge ku kalonin automjete me shpejtësi të ndryshme.

Rezultatet treguan se, kur kujdeseshin për foshnjën, pjesëmarrësit i dallonin më shpejt makinat dhe kishin prirje t’i perceptonin ato si më të shpejta.

Foto ilustruese

Reagimi ishte veçanërisht i shpejtë kur foshnja zvarritej, krahasuar me rastet kur duhej të kujdeseshin për një qen ose robot.

Një nga gjetjet më interesante ishte se nuk kishte dallime të mëdha mes prindërve dhe personave që nuk kishin fëmijë.

Kjo sugjeron se ndjeshmëria ndaj rrezikut mund të zhvillohet te kushdo që merr përsipër kujdesin për një fëmijë, jo vetëm te prindërit.

Studiuesit theksojnë se prania e foshnjës nuk i bënte njerëzit thjesht të kryenin disa detyra njëkohësisht, por ndikonte drejtpërdrejt në mënyrën se si ata i perceptonin rreziqet dhe reagonin ndaj tyre.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se gratë reaguan më shpejt se burrat, një dallim që kërkon studime të mëtejshme për t’u kuptuar më mirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.