KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në një vizitë zyrtare komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit, të zhvilluar në Komandën e Forcave Tokësore, sipas një komunikate për media, është diskutuar për proceset aktuale të zhvillimit të FSK-së, me fokus të veçantë në avancimin e kapaciteteve të Komandës së Forcave Tokësore, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, pala turke ka ndarë përvojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë në fushën e zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve të personelit të FSK-së. Në këtë drejtim, është theksuar rëndësia e mundësive për shkollim dhe trajnim në Turqi.

Në përfundim të takimit, të dyja palët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet dy forcave, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bashkëpunuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.