KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga ora 07:00 deri në ora 16:00, disa zona të Gjakovës pa ujë

Nga ora 07:00 deri në ora 16:00, disa zona të Gjakovës pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të hënën, më 15 dhjetor 2025, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:00 deri në 16:00 dhe do të prekë Rrugën Tranzite, qendrën e qytetit, Bllokun e Ri, Orizën dhe lagjen Brekoc.

KRU “Gjakova” bën të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar përmes bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”.

Operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.

Nga kompania theksojnë se, për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërhyrjeje, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme, duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.