KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Aksident me fatalitet në Cyrih, vdes 42-vjeçari pas përplasjes së mopedit me veturën

Aksident me fatalitet në Cyrih, vdes 42-vjeçari pas përplasjes së mopedit me veturën

Një 42-vjeçar ka vdekur të martën në mëngjes në Cyrih, pasi mopedi me tre rrota që drejtonte u përplas me një veturë. Policia po kërkon dëshmitarë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Aksidenti ndodhi më 13 tetor 2026, pak pas orës 10:15, në Allmendstrasse, pas daljes Cyrih-Brunau.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, një grua 40-vjeçare po drejtonte një veturë të kuqe të tipit Audi në autostradën A3, nga Cyrihu në drejtim të Lucernës. Pas daljes Cyrih-Brunau, ajo u përplas me trotuarin e majtë në Allmendstrasse dhe humbi kontrollin e automjetit.

Më pas, vetura u përplas me një moped me tre rrota, i cili po lëvizte në Allmendstrasse në drejtim të Leimbach, raporton Blick.

Drejtuesi 42-vjeçar i mopedit pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ringjallje nga ekipet e emergjencës, vdiq në vendin e aksidentit.

Edhe drejtuesja e veturës pësoi lëndime të lehta. Ajo u dërgua në spital nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Cyrihut për ekzaminime.

Policia kërkon dëshmitarë

Sipas dëshmive fillestare, drejtuesja e Audi-t kishte udhëtuar nga Schimmelstrasse, përmes Manessestrasse, drejt Sihlhochstrasse/A3W, ku ishte përplasur me sinjalistikën e trafikut dhe kangjellat mbrojtëse përgjatë këtij segmenti.

Rrethanat dhe shkaku i aksidentit mbeten të paqarta dhe janë duke u hetuar nga Policia e Qytetit të Cyrihut, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Cyrihut, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes janë thirrur specialistë të Institutit Mjeko-Ligjor të Cyrihut për sigurimin e provave, si dhe specialistë të hetimit të aksidenteve të Policisë së Qytetit të Cyrihut, të cilët kanë kryer dokumentimin fotografik, matjet dhe mbledhjen e provave materiale.

Policia u bën thirrje të gjithë personave që mund të kenë informacione për aksidentin, i cili ndodhi në Allmendstrasse, në dalje të qytetit, pak pas daljes Cyrih-Brunau, që të paraqiten si dëshmitarë.

Po ashtu, kërkohen informacione lidhur me mënyrën e drejtimit të Audi-t të kuq në segmentin nga stacioni hekurudhor Wiedikon deri në vendin e aksidentit.

Personat që kanë informacione relevante mund të kontaktojnë Policinë e Qytetit të Cyrihut në numrin 0444 117./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.