KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPJ e Maqedonisë i dërgon një demarsh me gojë ambasadorit bullgar Radukov për përdorimin e termit “maqedonas të veriut”

MPJ e Maqedonisë i dërgon një demarsh me gojë ambasadorit bullgar Radukov për përdorimin e termit “maqedonas të veriut”

Ambasadorit bullgar në RMV, Zhelazko Radukov iu paraqit sot me një demarsh me gojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për përdorimin e termit “maqedonas i veriut”, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Sot, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhelazko Radukov, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas informacionit nga Ministria.

Në takim, shtojnë ata, iu drejtua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Vesisllava Petrova Çamova, e cila në deklaratën e saj dje gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian përdori një mbiemër të papërshtatshëm dhe të pasaktë të nxjerrë nga emri i vendit tonë, duke përdorur shprehjen “partnerë të maqedonasve të veriut”.

Ministri Timço Mucunski dje mohoi se kishte pasur një takim dypalësh me Ministren e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Vesisllava Petrova Çamova, duke sqaruar se ishte një shkëmbim i shkurtër fjalësh në margjinat e një eventi.

Ai gjithashtu reagoi ndaj përdorimit të termit “maqedonas të veriut” në deklaratën e ministres bullgare, duke e përshkruar atë si të pasaktë dhe të papërshtatshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.